Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatarë (PEN), shpallë konkurs për trajnerë për Shkollën e Teknologjisë Informative (Shkolla e IT-së). Kandidatët e përzgjedhur do t’i nënshtrohen një kursi intenziv tre javësh për gjuhë programuese, ku do t’i marrin njohuritë e duhura nga profesionistë të fushës. Pas përfundimit të kursit për trajnerë, kandidatët më të suksesshëm do të punësohen në cilësinë e trajnerëve për të rinj, në kuadër të Shkollës së IT-së në komunat e Gjilanit dhe Lipjanit.
Për më shumë: Konkurs për IT.
Serbian Language: Konkurs za trenera.