Fole n’Fole ka organizuar takimin me kryetarin e komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj dhe zyrtarin komunal zgjedhor z. Xhavit Rexhahmetaj për të gjithë të rinjtë/të rejat që dëshirojnë të diskutojnë çështjet që kanë të bëjnë me ata/ato. Pasiqë rinia e vendit është takuar me kryetarin e komunës së tyre dhe zyrtarin e lartë zgjedhor të kësaj komune, u mbajt edhe simulimi i punës së Asamblesë Komunale.
Pjesëmarrësit/et u ndan në tre subjekte të ndryshme ku diskutuan tema të zgjedhura paraprakisht. Procedurat ishin të njejta si në asamble reale kur bëhet inagurimi i tyre, ku fillimisht zgjedhet kryesuesi/sja e Asamblesë, bëhet betimi i asambleistëve/eve komunale dhe më pas vazhdon procedura e rregulltë e mbajtjes së takimit.