Rinisë së Ferizajt të komunitetit Ashkali ju dha mundësia të takohen me Partinë Demokratike të Ashkalinjëve të Kosovës (PDAK). Të pranishëm ishin të rinj e të reja të cilët/at kishin ardhur të bisedojnë me zyrtarët e partisë lidhur me çështje të ndryshme të cilat i interesojnë atyre, se si krijohet një parti politike, si organizohen zgjedhjet brenda partisë, pjesëmarrja e të rinjëve/të rejave në proceset vendimarrëse të partisë.